Trajneri gjerman Jurgen Klopp njoftoi në fillim të vitit se do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit dhe do të pushojë për pak kohë nga puna e trajnerit. Dje, Klopp shkoi në një Anfield të zbrazët për të “thithur energjinë” e atij stadiumi në paqe dhe fotoja dhe videoja përloti shumë tifozë.
Pas ndeshjes ndaj Aston Villas, skuadra ka pasur një ditë pushimi dhe Klopp e ka shfrytëzuar për të shkuar në stadiumin e Liverpool-it. Ai nuk njoftoi askënd dhe punëtorët e stadiumit janë përlotur kur kanë parë skenën.
Fillimisht Klop qëndroi në qendër të fushës dhe për disa minuta shikoi tribunat e Anfield, duke rikthyer kujtimet e bukura. Më pas gjermani shkoi në tribunën ku qëndrojnë tifozët më të zjarrtëtë Liverpool dhe vëzhgëoi për disa minuta fushën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Jurgen Klopp was seen on the Anfield pitch as he takes in his final few days as Liverpool manager ??
It’s sure to be an emotional final game for the German as the Reds boss on Sunday against Wolves ??
pic.twitter.com/E0rP3i3OEb— SPORTbible (@sportbible) May 14, 2024