Një moment shumë emocionues vjen nga ndeshja e zhvilluar gjatë ditës së djeshme mes Dortmund dhe Leverkusen. Vendasit po kryesonin në shifrat 3-0, teksa do të akordohej penalltia për Leverkusen në minutën e 89. Trajneri zgjodhi që të fuste në fushën e lojës Lars Bender, që shkoi menjëherë për të goditur penalltinë.
Por lojtari i Bajern Leverkusen zyrtarizoi tërheqjen e tij nga futbolli, pavarësisht se është në moshën 32-vjeçare. Për ta mbyllur në mënyrën më të mirë mendoi edhe portieri i Dortmundit, Burki, që nuk lëvizi nga vendi në mënyrë që topi të shkonte në rrjetë. Një falënderim mbërriti menjëherë nga Bender që përqafoi portierin e Dortmund. /Sport Ekspres/
Burki deixou Lars Bender marcar este penalty neste que foi o último jogo da carreira do médio alemão
Futebol ?pic.twitter.com/2VM3FWaXHz
— Mercado a Mexer (@imatemynameis1) May 23, 2021