Futbollistët dhe tifozët e Real Madridit po festojnë aktualisht titullin e kampionit të Spanjës në sheshin Cibeles dhe në qendër të vëmendjes ishte Luka Modric.
Federata Spanjolle e Futbollit vendosi që lojtarët e Realit ta marrin trofeun sot në mëngjes në qendrën e tyre stërvitore dhe më pas e gjithë skuadra shkoi në sheshin Cibeles në Madrid, ku tradicionalisht festohen trofetë e këtij klubi.
Një furi e plotë u ngrit kur mikrofonin e mori Luka Modric, i cili është një nga kapitenët e Realit këtë sezon.
Kroati ka përshëndetur tifozët e Real Madridit, e më pas ka heshtur kur ka dëgjuar se çfarë i kanë brohoritur.
“Modric qëndro”, kanë brohoritur tifozët e Realit dhe atyre iu bashkuan disa lojtarë të klubit mbretëror. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Modric got emotional after Real Madrid fans chanted for him to stay. ?? pic.twitter.com/wnZ24VpOBB
— TC (@totalcristiano) May 12, 2024