Emocionuese/ “Kam qarë menjëherë”! Jurgen Klop: Më dërguan video dje, mjekët këndonin himnin tonë

Himni i Liverpulit është vërtet i jashtëzakonshëm me mesazhin që përmban, ndërsa tani nuk po këndohet më vetëm nga mbështetësit e kësaj skuadre dhe nuk po dëgjohet më në stadium. Fillimisht ishin radiot e të gjitha botës që u bënë së bashku, për të transmetuar këtë himn: “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”.

Gjithashtu edhe mjekët janë duke e kënduar në spitale të ndryshme, duke u motivuar edhe më shumë në punën e tyre me një rrezikshmëri të lartë. Një prej këtyre momenteve ka parë edhe trajneri i Liverpulit, Klop, që nuk i ka përmbajtur dot lotët.

“Dje më dërguan një video me mjekët në spital, jashtë zonës së kujdesit intesiv, të cilët nisën të këndonin: “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”. Nisa që të qaja menjëherë. Është e pabesueshme. Por kjo tregon gjithçka, që këta njerëz jo vetëm punojnë, por kanë edhe frymë të mirë. Ata janë mësuar që të ndihmojnë të tjerët. Vendosin vetveten në rrezik, vetëm për të tjerët që janë të sëmurë. Nuk mund që t’i admiroj sa e meritojnë, me të vërtetë që nuk mundem”, tha Klop. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online