Emocionuese/ Fëmija që kishte ëndërr tjetër nga shokët! I dridheshin duart dhe me lot në sy, prezantojë lojtarët e tij të preferuar para tifozëve (VIDEO)

Është e vështirë të gjesh një djalë që nuk e ndjek futbollin dhe që nuk ka një klub që e mbështet, që mërzitet për humbjet dhe feston fitoret. Të gjithë këta fëmijë mbështesin kryesisht disa klube të mëdha si Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United, por ka edhe nga ata që e duan klubin e qytetit nga vijnë.

Një nga ata tifozë të vegjël që mbështesin me gjithë zemër klubin e tyre “vendas” është edhe Basile, një djalë që kishte vetëm një ëndërr dhe që tashmë është realizuar. Edhe pse shumica e djemve ëndërrojnë të bëhen futbollistë kur të rriten, Basile kishte një ëndërr krejtësisht të ndryshme nga ajo, por që lidhet me Lens, klubin që ai mbështet.

Ai ka ëndërruar gjithmonë që të prezantojë futbollistët para tifozëve, në nisjen e ndeshjes. Njerëzit nga Lens e panë këtë video dhe vendosën që t’i realizonin ëndrrën kundër Reimës. Në momentin kur fëmija nisi që të prezantojë lojtarët, shihej me duart që i dridheshin nga emocionet dhe thuajse me lot në sy. Ndoshta një ditë do të jetë spikeri zyrtar i Lens. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online