Armand Duka është pjesë e panelit në emisionin “Kampionët” në “TV Klan”. Presidenti i FSHF-së ka ndarë me teleshikuesit përjetimet që mori me vete nga Kampionati Europian që Shqipëria zhilloi në Gjermani. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka treguar se emocionet më të forta i përjetoi në përballjen me Kroacinë, ndërsa tifozerisë shqiptare i vendos notën 10.
“Në ndeshjen e Kroacisë kam menduar se nuk do të shkoja deri në minutë ne 90. Emocione si në atë ndeshje nuk kam përjetuar asnjëherë. Ekipi tregoi karakter që barazoi dhe mund ta përmbyste atë rezultat. Tifozeria shqiptare në Gjermani ishte 10 me yll, jo vetëm për faktin që një popullsi aq e vogël kishte një numër aq të lartë, por për të gjithë dekorin dhe qytetarinë e treguar.”, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/