Emeri: Nuk është zhgënjim kur të mposht Reali

PSG-ja nuk kishte humbur asnjë ndeshje në shtëpi në të gjitha kompeticionet për dy vite radhazi, por Real Madridi dje i bëri gjëmën. Kjo nuk ndodhte që nga marsi i vitit 2016 ndaj Monakos (0-2). Ata ishin të pamposhtur në 51 ndeshjet e fundit (42 fitore dhe 9 barazime), derisa në qytetin e dashurisë zbarkoi skuadra kampione e botës. Për trajnerin Unai Emeri kjo ka disa shpjegime.

“Me Nejmarin kemi më shumë opsione apo variacione në sulm, por lojtarët që kishim gati, gjithsesi, kanë shumë kapacitet. Ajo që ndodhi, ndodhi. Ishim të përgatitur, por Reali diti të reagojë mirë në pjesën e dytë. Në dy ndeshje, ne nuk kemi përfituar si duhet për të shënuar golat. Kësaj here ata dhanë 60% dhe ne 40%. Që në fillim mendonim që të mos pësonim. Goli i tyre na uli shanset dhe besimi te lojtarët ra. Kartoni i kuq ishte një goditje e rëndë. Duhet të mendojmë për kampionatin dhe kupën. Është zhgënjim të mos arrish në çerekfinalet e Champions League, por jo të mposhtesh nga Real Madridi”, – u shpreh tekniku spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online