Njeriu i cili pritet të marrë drejtimin e Arsenalit duket se ëhstë bashkuar që tani me klubin londinez – të paktën sipas faqes së trajnerit spanjoll në internet.
Të martën në mbrëmje www.unai-emery.com krejt papritur shfaqi një foto të ish-trajnerit të PSG-së, ku shkruhej: “Krenar që bëhem pjesë e familjes së Arsenalit”.
Trajneri 46-vjeçar nuk është konfirmuar ende si pasuesi i Arsen Vengerit, por tashmë gjithçka duket e kryer.
Emeri u largua nga PSG pas dy vitesh me dominim total në Francë, por sukseset europiane Emeri i arriti me Seviljen, ku fitoi 3 herë Europa League.
Emeri nuk dukej favorit, por Arteta nuk ka eksperiencë, Alegri preferoi të qëndrojë te Juventusi dhe Luis Enrike kishte kërkesa të ekzagjeruara për përforcimet e verës.