Juventusi është ndeshur përballë Napolit në finalen e Kupës së Italisë, atje ku bardhezinjtë e kanë humbur përballjen nga 11-metërshat. Bufon ka mbajtur në lojë kampionët e Italisë përgjatë 90 minutave duke bërë shpëtimtarin në të paktën tre raste.
Menjëherë është shkuar në ruletën ruse, atje ku Napoli ka triumfuar. Dibala dhe Danilo do të gabonin dy penalltitë e para te Juventusi, për të vendosur kështu fatin e Kupës. Elseid Hysaj ka vendosur kështu dorën në Kupën e Italisë ndërsa u aktivizua në këtë takim vetëm në minutën e 81 të takimit. /Sport Ekspres/