Elseid Hysaj duket se ka mbërritur në perëndim të karrierës para kohe. Vetëm 28-vjeç dhe me eksperiencë të jashtëzakonshme mbi shpatulla, por tanimë nuk beson askush te ky lojtar. Madje as vetë Sarri që e formoi me duart e tij dhe e kërkoi për ta marrë kudo shkoi si trajner.
Duhej të ishte mosha e pjekurisë, për Hysajn duket si një “varje e këpucëve në gozhdë”. Në Itali po raportohet se Lacio kërkon largimin e shkodranit që nuk bënë pjesë e planeve të Sarrit. Vështirësia do të jetë e madhe për të gjetur një tjetër ekip të nivelit të lartë që është i gatshëm për të marrë Hysajn duke parë që kohët e fundit, statistikat nuk flasin më për të. /Sport Ekspres/