Shumë kohë më parë, në një hotel në Venecia, teksa flitej për blerjen e strukturës nga fondi amerikan Elliott, i pronarit Pol Singer, në tavolinë, avokati që po bënte kalimin dhe akordin e kontratave, do të sugjeronte edhe borxhin për mbylljen e akordit mes Mister Li dhe Fininvest, duke qenë mik me Fasonen. Kështu, Elliott do të vendoste t’i vinte në ndihmë Jonghong Li, duke paguar të famshmet 303 milionë euro, teksa sot ajo shifër ka prekur edhe më shumë se 340 milionë euro, sipas përqindjes së lartë të interesit. Në tetor është caktuar si afati i fundit për të shlyer këtë borxh dhe, nëse nuk do të respektohet, atëherë Elliott do të marrë mazhorancën dhe administrimin e klubit, por Mister Li po vijon që të respektojë kontratën dhe pasi ka shtuar edhe me 10 mln euro të tjera buxhetin e klubit, tashmë është përpara kërkesës më të madhe: duhet të rrisë edhe me 30 mln euro të tjera kapitalin deri në fund të muajit, për të arritur te shuma e famshme 60 mln euro. Në anën tjetër, Elliott, që pret me padurim dështimin e Mister Li, po lëviz dhe nëpërmjet drejtuesve të tij, ka kontaktuar Paolo Maldinin dhe Bepe Marotën e Juventusit, duke i ofruar rol kyç te Milani nëse e merr në dorë.
Por, beteja e Li nuk është humbur dhe udhëtimi i tij në Itali, pak ditë më parë, ka qenë pikërisht në këtë sens. Pronari kuqezi ka hapur mundësinë e një ortaku dhe të shesë 50 mln euro aksione, duke e bërë kështu aksioner dhe zëvendës president subjektin në fjalë. Por, cili është ai? Identikiti të çon te një biznesmen italian, pasi emri i tij do të ishte edhe një garanci për UEFA-n, që të mos përjashtojë Milanin nga kupat. Fakti është që UEFA ka vendosur dorë të hekurt dhe nuk do të tërhiqet mbrapsht. Motivi lidhet pikërisht me faktin se pronari i deklaruar i Milanit nuk ka asnjë garanci financiare personale dhe rrezikohet dështimi i projektit.
Në anën tjetër, Milani, që ka bërë një mbrojtje të shkëlqyer, sipas asaj që buron brenda klubit (“kemi bërë një punë të paqshme”), nuk ka frikë dhe është gati ta ndjekë në rrugë ligjore, deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Aty ku ka besim të plotë se e drejta për të luajtur në Europë do të fitojë dhe Milani do të mundë UEFA-n dhe komisionit hetues dhe dhomën e gjykimit.