Benatia dhe Higuain në shitje, Juventusi nuk toleron sjelljet!

Si ka mundësi që në lajmet që kanë qarkulluar mbi largimin e mundshëm të Higuainit nga Juventusi dhe ndoshta Benatias, nga klubi bardhezi ka vetëm indiferentizëm dhe heshtje? Moskokëçarja do të ishte një argument shumë i lehtë, por fakti është që mund të ketë ndodhur ajo që pikërisht ngjau në finalen e Kardifit, mes polemikash dhe sherri në dhomat e zhveshjes, që askush nuk do të tregonte, edhe Alvesh dhe Bonuçi ishin ata që u larguan diku tjetër, pasi me Alegrin nuk kishin më asnjë raport. Këtë verë, pikërisht duke qëndruar në atë linjë, diçka po ndodh dhe argjentinasi e marokeni janë vënë në shitje, duke pritur ofertat e mundshme. Eshtë politika e Juventusit, që pasi ka marrë “ok” nga trajneri Alegri, i blinduar dhe rikonfirmuar, ka nisur edhe merkaton, edhe sa i përket shitjeve. Por, çfarë ka ndodhur që Higuain dhe Benatia thuajse janë “përjashtuar” nga projekti? E thjeshtë, Juventusi nuk toleron ansjë sjellje që mund të minojë siguritë dhe raportet brenda grupit. Sipas gazetarit të “Tuttomercatoweb”, Enco Bukioni, që është në brendësi të çështjeve, “El Pipita”, sidomos në finalen e Kupës së Italisë, i pakënaqur me stolin, ka reaguar dhe ka folur me trajnerin përpara grupit, duke shprehur pakënaqësinë e tij.

Dhe, nisur nga këto kritika të hapura, që nuk janë bërë privatisht, siç duhet të ishte. Kjo sjellje e “Pipitës”, që sezonin e shkuar, nuk është se ka lënë gjurmë me golat e tij, edhe pse ndaj Interit dhe ndaj Totenhamit ishte deçiziv, ka bërë që të mbushet kupa, nisur edhe nga mosha e tij. Sakaq, priten ofertat nga Anglia dhe Spanja, por edhe PSG mund të mendohet për argjentinasin. Ndryshe nga “Pipita”, Dibala tashmë nuk duket në shitje, në rast se nuk vjen oferta e duhur dhe sjellja e tij ka ndryshuar, në fund të sezonit, pasi në mesin e tij, edhe Dibala ishte thuajse me një këmbë larg. Sjelljet jashtë fushe, jeta jo si profesionist, në të shkuarën, penalizuan Vidalin dhe Kaseresin, që u shitën.
Benatia – Sa i përket marokenit, klubit dhe trajnerit nuk i ka pëlqyer fakti që me rrjetet sociale është tepër aktiv edhe kur bëhet fjalë për ofendime dhe kritika. Jo vetëm kaq, por gabimet ndaj Real Madridit dhe Napolit, që minuan sezonin, kanë kushtuar shumë. Dhe, me ardhjen e Kaldarës, sigurisht, shitja e tij nuk është ndonjë gjë e madhe.

Ndërkohë, edhe marokeni, ka dalë me kritika përpara grupit dhe nuk ka kursyer fjalët atëherë kur duhet të heshte. Një situatë që i ngjan finales së Kardifit, ende mister i madh, por i vërtetuar për një ngjarje të rëndë që do të mbetet mes atyre mureve në Uells. Benatia vlerësohet te 30-40 mln euro dhe, nëse dikush do të bëjë përpara, mund ta marrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online