Elkan, në mbrojtje të Anjelit: Asnjë lidhje me grupet kriminale

Me rastin e “Investor Day” të Korporatës “Exor”, Xhon Elkan ka mohuar çdo mundësi ndryshimi në drejtimin e Juventusit. “Është klubi që ka jetëgjatësinë më të madhe në duart e një familjeje. Ne nuk kemi asnjë synim, apo as na shkon ndërmend që të ndryshojmë. Vitet e fundit, – ka shtuar Elkan, – nën  drejtimin e presidencës së Anjelit është treguar mundësia për të marrë rezultate të rëndësishme sportive, duke llogaritur edhe fitimet ekonomike”. Ndërkohë, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me dënimin e presidentit të Juventusit për raportet me ultrasët, Elkan vendoset në krahun e kushëririt të tij. “Besimi im është total për Andrean, ashtu si edhe për drejtuesit e Juventusit. Unë mendoj se është e dobishme të lexohet komunikata e tij në komisionin antimafia. Sepse këtu janë krijuar realitete paralele, në ndryshim nga e vërteta. Pra, unë besoj totalisht se Andrea nuk ka asnjë lidhje me grupet kriminale dhe shumë shpejt e vërteta do të dalë në shesh”, ka përfunduar Elkan, presidenti i korporatës “Exor”, që ka në pronësi Fiatin dhe Juventusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online