Elbasani dhe Vora dëshmojnë ambicien për në “Abissnet Superiore”, garë e fortë në Kategorinë e Parë

Kategoria e Parë ka mbyllur sot javën e pestë të kampionatit. Elbasani dhe Vora kanë dëshmuar ambiciet e tyre për t’u ngjitur në “Abissnet Superiore” me rezultatet e tyre.  Elbasani mposhti minimalisht 1-0 Besën dhe mban vendin e parë në renditje me 13 pikë të grumbulluara, po aq sa edhe Bylisi. Ndërkohë Vora ka shkatërruar 5-1 Tomorin e Beratit dhe shkon në kuotën e 9 pikëve në vendin e katërt të tabelës.

Këtë javë ka treguar dhembët edhe Flamurtari, që ka mposhtur thellësisht Lushnjen me shifrat 0-4. Gara duket mjaft e fortë këtë sezon në Kategorinë e Parë, e cila pritet të jetë e luftuar deri në javën e fundit. Përpos Bylisit, Flamurtarit, Apolonisë, Kastriotit, Korabit dhe Tomorit, këtë sezon i shtohen garës për një vend në Superiore edhe Vora me Elbasanin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *