“Elbasan Arena” mbyllet përkohësisht, problem për Partizanin dhe Kukësin

Stadiumi provizor i Partizanit dhe Kukësit, “Elbasan Arena” nuk do të jetë i disponueshëm për 2 javë, pasi FSHF ka vendosur ta mbyllë këtë ambient. Shirat e vazhdueshëm që priten të fillojnë javën tjetër, kanë detyruar institucionet përkatëse të marin vendimin drastik. Kujtojmë ndeshjen e fundit mes Partizanit dhe Vllaznisë, kur një rast i pastër për gol nga ana e të kuqve u ndal si pasojë e terrenit.

Tashmë Partizani dhe Kukësi do të duhet t’i luajnë ndeshjet në stadiume të tjera. Mundësia e Partizanit është që të luajë në stadiumin “Selman Stermasi”, të cilin e kanë përdorur dhe më parë për ndeshjet në shtëpi, ose të shfrytëzojnë stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Nga ana tjetër Kukësi do të duhet t’i luajë ndeshjet si pritës në ‘Loro Boriçi” të Shkodrës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *