Laçi dhe Kastrioti janë ndeshur sot në një takim miqësor të zhvilluar në Kamzë. Skuadra kurbinase vijon përgatitjet për ndeshjet e Europa Leagues, ndërsa në krahun tjetër Kastrioti është rikthyer në Superiore këtë edicion dhe i ka nisur përgatitjet herët, me synimin e qartë që të mos jetë kalimtar në elitën e futbollit shqiptar.
Barazim pa gola në këtë takim, me Laçin që nuk ka mundur të thyejë krutanët. Një ndeshje e ekuilibruar dhe me pak raste për të dyja skuadrat.
Kujtojmë që Laçi do të luajë në mesin e muajt korrik dy ndeshje me qipriotit e Anorthosis Famagusta, takime këto të vlefshme për turin e parë kualifikues të Europa Leagues. Për Kastriotin ishte testi i parë miqësor, pas nisjes së përgatitjeve.