Eksperimentet mbaruan, Agolli kthehet në shtator!

E hoqi qafe shumë shpejt, a thua se kishim super talente në krah të majtë të mbrojtjes, a thua se kemi lluksin që të heqim kaq lehtësisht një futbollist që edhe në moshën aktuale mund të bëjë diferencën, ose të paktën të japë kontributin, duke u paraqitur thjesht normalisht. “Duke parë këto paraqitje dhe alternativat që trajneri ka vlerësuar, jam i bindur se në ndeshjet e shtatorit do të kthehet Agolli në të majtë të mbrojtjes, sepse asnjë nuk ka dhënë garanci”.
Trajneri Italian, pra, do të bëjë prapakthehu. Jo shumë kohë më parë, do të theksonte në konferencë se nuk mund të merrte me Agollin, shkak mosha dhe fakti që duhej të mendonte për të ardhmen. Ai pati thënë “Agolli në tetor bën 36 vjeç dhe kampionatet europiane janë në 2020. Ne kemi për detyrë të provojmë të gjejmë dikë tjetër. Kam folur me të dhe i kam thënë se nëse do kem nevojë do ta kem në konsideratë. Por kemi për detyrë të kërkojmë diçka tjetër. Jam i qartë, në atë që them, 36 në tetor, 38 në Europian. Për këtë duhet të kërkojmë diçka tjetër. Do të kisha dashur, edhe sepse është një profesionist shumë serioz, ta stërvitja kur ishte 20-30 vjeç por po shkon 36 vjeç dhe kam për detyrë të kërkoj diçka tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online