Ekskluzivja e Sport Ekspres, dy super skuadrat turke që duan Domgjonin: Ngjan si Demirali!

Vetëm pak ditë më parë “Sport Ekspres” ka raportuar një lajm ekskluziv se David Domgjonit i janë dashur vetëm 8 ndeshje për të bërë namin në Turqi. Vërtet shumë pak kohë dhe mbrojtësi që së fundmi ishte me Laçin dhe tani është pjesë e Menemesporit, kalon në qendër të vëmendjes.

Në raportimin tonë ishin 4 skuadra turke të elitës që interesoheshin për Domgjonin dhe në Turqi sapo kanë zbuluar dy super ekipet. Nuk janë të zakonshme dhe të panjohura si emra, pasi “Aksam.tr” shkruan se bëhet fjalë për Fenerbaçen dhe Beshiktashin. Madje në këtë media Domgjoni është krahasuar me Merih Demiral, që aktualisht është te Juventusi por ka dalë nga të rinjtë e Fenerbaçes.

Një tjetër e përbashkët mes këtyre lojtarëve është edhe gjatësia, 1.90 cm. Gjithashtu në këtë media shkruhet edhe se Kosova po e kërkon Domgjonin për ta marrë në ekipin e parë te Shaland, ndërsa në rivalizimin mes dy ekipeve të përmendura më sipër, është Fenerbaçe më përpara. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online