Ekskluzive/ Zemërimi me trajnerin dhe goli, Gjasula: Ja çfarë më tha më pas, gëzohem për Manaj dhe Kumbullën

Klaus Gjasula do të lihej në stol si rrallëherë te Paderborni, në ndeshjen që këta të fundit zhvilluan ndaj Schalkes. Trajneri e kishte paralajmëruar më herët se mesfushori shqiptar nuk e kishte më vendin e sigurt në formacion, pasi të tjerët ishin duke e bërë punën mirë. Kjo pasi lojtari kuqezi ka vlera të padiskutueshme te Paderborni, por ndëshkimi i shpeshtë me kartonin e verdhë, shihet si një penalizim për ekipin nga ana e trajnerit.

Gjithsesi Gjasula do të ishte disi me fat, pasi u aktivizua në minutën e 11 të takimit, pas një dëmtimi të një prej shokëve të tij të skuadrës. E për të mbërritur te goli në fundin e takimit që vendosi barazimin 1-1, atje ku lojtari shqiptar e ka shkundur rrjetën me kokë. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, është kapur edhe pjesa e suksesit të shqiptarëve në Europë.

“Situata e fundit? Unë kam qenë i zemëruar, në futboll ndodhin gjërat kaq shpejt. Pikërisht për këtë arsye jam gëzuar shumë. Më erdhi mundësia për të kapur vendin brenda fare pak kohësh. Trajneri më tha pas ndeshjes: “E tregove veten sa i rëndësishëm je për Paderbornin.

Manaj te Barcelona dhe super Kumbulla te Verona? Tani është kënaqësi  kur dëgjoj dhe shoh që u ecin mirë punët shokëve të Kombëtares. Të gjithë e dinë se do të jetë shumë e vështirë në Botëror, por duhet të shohim edhe fatin që kemi me grupin. GJithsesi, e besoj se gjithmonë është një shans”, tha Gjasula. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online