Ekskluzive/ Zbulohen tre interesime nga jashtë për Esat Malën, futet edhe ekipi që rriti Armando Sadikun

Nga Klaudio Ndreca

Esat Mala është një nga thesaret e çmuara në Superiore që i rrisin më shumë cilësinë këtij produkti tonin sa i përket futbollit. Kontribut të jashtëzakonshëm dha te Partizani i Gegës që arriti të shpallej kampion dhe të gëzonte gjithë tifozerinë e kuqe.

Një punëtor i heshtur dhe i kudondodhur, që asnjëherë nuk e thotë një fjalë më tepër. Madje as kur Lerda e ndryshoi nga pozicioni i tij për ta kthyer në mbrojtës krahu, mjaftonte për Malën që të kishte veshur fanellën e Partizanit mbi supe.

Madje as kur drejtuesit e dërguan si dënim në ekip të dytë, duke zgjedhur që të shkojë atje dhe të shënojë gola, për të treguar gjithë profesionalizmin që ka. Por Partizani duhet t’i bëj mirë llogaritë për të ardhmen, pasi sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë më Esat Malën si pjesë të tij. E kjo nuk do të jetë më një lojë në duart e drejtuesve, për të zgjedhur si në rastin e fundit kur e duan në skuadër dhe kur jo për të bërë shembuj, me një të kërcitur të gishtit. Problemi më i madh do të jetë fakti se do e kenë të vështirë për t’i gjetur një zëvendësues.

“Sport Ekspres” konfirmon nga burime të sigurta që janë tre skuadra që kanë shfaqur interesimin për ta marrë në ekip.  Bëhet fjalë për Viktoria Guimares në Portugali, por edhe dy ekipet zvicerane si Sion dhe Lugano.

Ky i fundit është vendi që ka rritur Armando Sadikun, për ta dërguar më pas drejt Levantes në “La Liga”. Ndërsa Sioni ishte skuadra që kishte shërbimet e Ermir Lenjanit, por që u shkarkua për shkakun e krizës financiare për Koronavirusin.

Lidhur me këtë çështje të fundit mund të ketë disa dyshime edhe mbi vetë lojtarin sa i përket një kalimi te Sioni, por sigurisht që me largimin e COVID-19 situata do të kthehet në normalitet edhe mbi vetë financat e klubit. Këto janë interesimet për Esat Malën deri tani që pritet të largohet në verë nga Partizani. Me këtë rast do të ketë edhe më shumë mundësi për të pritur një telefonatë nga Reja, pasi shërbimet e tij do t’i nevojiten edhe Kombëtares kuqezi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online