Ekskluzive/ Zbulohen edhe ndeshjet që e kanë parë, Orhan Terzi jep “PO-në” për të marrë Eraldo Çinarin

Nga Klaudio Ndreca

Eraldo Çinari është një prej lojtarëve të prespektivës dhe që ka mbajtur shumë përgjegjësi mbi shpatulla te Partizani në këto kohë. Paraqitjet e tij me kryeqytetasit nuk kishin sesi të kalonin pa marrë vëmendjen e klubeve të tjera të njohura. Së fundmi është raportuar edhe një intersim nga Turqia për të.

Faktikisht Çinari është vetëm një hap largimit te Menemespori. “Sport Ekspres” zbulon se është dhënë aprovimi i fundit nga ana e ndihmës-trajnerit dhe skautit të klubit njëkohësisht, Orhan Terzi. Pra jemi në një fazë më të avancuar, ndërsa në ditët në vijim mund të kemi edhe një mbyllje të marrëveshjes.

Media jonë ka komunikuar me Orhan Terzin, ndërsa ky i fundit është shprehur se e ka ndjekur Çinarin edhe në Shqipëri në një ndeshje që Partizani ka zhvilluar ndaj Laçit, por njëkohësisht edhe në disa takime të tjera dhe në përgatitjet e zhvilluar në Antalia.

Madje atje e kishte edhe më të lehtë pasi të dyja skuadrat, pra edhe Partizani, kanë qenë të vendosura në të njëjtin hotel. Njëkohësisht Terzi është shprehur se në Turqi ka një interesim shumë të madh mbi futbollin shqiptar, ku shumë klube kanë kthyer sytë te Superiorja jonë, madje duke u shprehur njëkohësisht se në Shqipëri gjenden talente të mëdhenj që janë gati për t’u transferuar edhe në elitën e futbollit turk.

I njëjti person ka dhënë edhe dakortësinë që te Menemespori të mbërrinin lojtarë si Domgjoni dhe Selmani, që po shkëlqejnë në këtë skuadër. Nga ana tjetër letra e vazhdimit dhe mbylljes së negociatave, ka mbërritur edhe te menaxheri i njohur i lojtarëve shqiptarë, Rrahman Kice, që do të vazhdojë me detajet për të mbyllur transferimin e Çinarit në Turqi, e cila është vetëm çështje kohe. Në ditët në vijim do të kemi të tjera zhvillime, pasi Menemespori nuk e mbyll këtu me Superioren, por ajo që pritet fillimisht është mbyllja e marrëveshjes me Eraldo Çinarin. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online