Ekskluzive/ Vetëm 8 ndeshje! Domgjonin e duan 4 ekipet në elitën e Turqisë, po e afron edhe Kosova

Vetëm 8 ndeshje me ekipin e Menemesporit, nuk kërkohen më tepër. Të paktën jo për ish-mbrojtësin e Laçit, David Domgjoni. Menjëherë paraqitjet fantastike dhe vlerësimet e marra nga mediat turke, kanë sjellë interesimin e klubeve më të njohura në Turqi.

Sipas asaj që mëson “Sport Ekspres”, janë 4 ekipe nga elita e kampionatit në Turqi që kanë shprehur dëshirën e tyre për të marrë në merkaton e radhës këtë futbollist. Madje duke dërguar edhe skautë në ndeshjet e fundit që ka zhvilluar Domgjoni, atje ku është paraqitur sërish në një mënyrë shumë të mirë, për të mos ia dërguar rrugën dëm.

Kjo ndalesë e futbollit për shkakun e Koronavirusit i ka prishur jo pak punë në këtë drejtim, pasi po kalonte momentin e tij. Po ashtu si edhe Gentian Selmani, teksa i njëjti menaxher, Rrahman Kice, i ka marrë nga Laçi për t’i çuar te Menemespori dhe tani po kërkohen nga ekipet edhe më të njohura. Ndërkohë që sipas asaj që ne mësojmë, edhe Kosova A është duke biseduar dhe parë mundësinë për ta afruar Domgjonin në përfaqësuese, duke parë që te dardanët kanë shumë mangësira në prapavijë. Por nëse do të kishte të njëjtin nivel dhe një transferim edhe më të madh në të ardhmen, edhe Shqipëria do të shihte mundësinë e marrjes së Domgjonit, pavarësisht faktit se kemi shumë prodhim në mbrojtje këto kohët e fundit. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online