Ekskluzive/ Versioni i frikshëm: Tifozët e Tiranës kishin hapur gropa me kallëpa shpërthyese

Në derbin e zhvilluar mes Tiranës dhe Partizanit kanë marrë kryefjalën tifozët, që kishin stërmbushur shkallët e stadiumit. Por jo gjithçka mbeti kaq e bukur si në pamje të parë, pasi kishte edhe përplasje para nisjes së takimit mes tifozerive.

Flakadanë që fluturonin sa nga njëri krahë e në tjetrin, sende të forta dhe konfrontim fizik. Reagimi në mbrëmjen e djeshme nga “Ultras Guerrils” ngriti edhe dyshime të mëdha: “Së shpejti, përveç idiotizmave huliganesk që pretendojnë të bëjnë kundërshtarët tanë, do bëhet publik edhe një gjest me fishekzjarre që shkon shumë larg deri në rrezikimin fizik të mbi 1500 vetave në tribunë mes tyre fëmijë, të moshuar e vajza. Për këtë gjest organizatorët e tij do mbajnë përgjegjësi shumë të madhe”, ishte reagimi i tifogrupit të Partizanit. Kaq, asgjë më tepër dhe një paralajmërim i madh.

Por për çfarë flitet saktësisht? “Sport Ekspres” ka arritur të zbulojë më tepër rreth gjithë kësaj ngjarje. Versioni që kemi marrë nga kontaktet në këtë tifogrup, ka qenë i frikshëm. Në orët në vijim pritet të publikohen edhe prova të tjera, megjithëse ka edhe disa foto ilustruese momentalisht.

Kështu, flitet se një plan i disa personave ka qenë përtej imagjinatës dhe caqeve normale. Duke hapur tre gropa në stadium dhe duke i mbushur me kallëpa me fishekzjarre. Për t’i mbuluar që të mos dukeshin janë përdorur mjete rrethanore si vazo dhe rerë për të humbur çdo gjurmë. Njëkohësisht fitili ka qenë i lidhur dhe mbërrinte deri në tribunën e krahut të Tiranës, që pas një ndezje, do të shkaktonte edhe shpërthimin që do të dëmtonte fizikisht të gjithë tifozët e Partizanit.

Një version ky që lidhet tërësisht me publikimin paralajmërues të “Ultras Guerrils”, megjithëse priten prova të reja në mbështetje të kësaj “çmendurie”. I gjithë ky ideim pretendohet se është zbuluar në mënyrë rastësore nga një polic para ndeshjes që ka diktuar fitilin, pasi u pengua aty, duke evituar një situatë që do të ishte një katrahurë e vërtetë falë ndërhyrjes së menjëhershme nga specialistët. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online