Menjëherë pas largimit të Nevil Dedes nga Tirana, në media po kërkohet që të gjendet emri i ri i trajnerit të bardhebluve përpara zyrtarizimit nga vetë klubi. Kush do t’i drejtojë kampionët e Superiores?
Së fundmi ishte shtruar ideja se Bledar Devolli do të vijë në krye të Tiranës. Ky trajner ka punuar me grupmoshat e bardhebluve dhe ishte duke pritur mundësinë që të merrte ekipin e parë të këtij klubi.
Megjithatë duke parë prioritet e tjera të drejtuesëve të klubit, Devolli zgjodhi që të shkojë te Drenica. “Sport Ekspres” ka kontaktuar menjëherë me këtë trajner pas përmendjes së emrit të tij si trajneri i ri i Tiranës.
Ajo që na thuhet me siguri është se për momentin nuk ka asnjë kontakt të vetëm nga drejtuesit e Tiranës për ta kthyer Devollin si trajner në ekipin e parë. Puna është duke vazhduar normalisht me ekipin e Drenicës, me zhurmën mediatike të orëve të fundit që do të vijë duke u shtuar. /Sport Ekspres/