Ekskluzive/ Trashi e thotë hapur: Sa të jetë Demi, nuk humbet Partizani me Tiranën

DIkur ishte vetëm një shaka e thënë në ekstazë e sipër, pas një derbi të fituar. Por së fundmi po kthehet në një premtim që nuk po thyhet dot pavarësisht kalimit të viteve.

E tillë është ajo që ka bërë presidenti Gaz Demi, që do të shprehej se sa të ishte ai në krye të Partizanit, Tirana nuk e merr dot fitoren. “Sport Ekspres” ka qenë në stadium për të raportuar gjithçka nga kjo përballje.

Në një intervistë për median tonë pas ndeshjes, Lorenc Trashi, është shprehur pikërisht mbi këtë çështje se të kuqtë nuk mund të humbasin asnjë derbi dhe janë duke mbajtur një premtim.

“Të jem i sinqertë nuk kam dalë edhe shumë në fundore, duke parë se kaluam shpejt në avantazh dhe duhej të mbronim. Ishin urdhërat e trajnerit Lerda. Tirana ka bërë një merkato shumë të mirë dhe ekip me shumë vlera. Nuk është se duhet të kesh frikë, por duhet të jesh afër me shokët e skuadrës, pasi kanë sulm shumë të mirë. Dua të them kaq dhe dua të mbyll. Partizani nuk humbet asnjëherë dhe po mbajmë premtimin e Demit. Sa të jetë ai president, nuk besoj të kemi humbje në derbi”, ka thënë Trashi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online