Ekskluzive/ Tirana tenton një tjetër afrim të bujshëm, mund të marrë kapitenin e Egnatias pasi Jackson i nxori “justifikimin” Shkëndijës së Tetovës

Tirana ka bërë një merkato për notën “10” deri tani në Superiore. Bardheblutë po tërheqin emra të mëdhenj të kampionatit tonë, lojtarë të cilët e njohin më së miri Superioren dhe nuk do të kërkojnë shumë kohë për ambientim. Një tjetër emër i ri po del në skenë për Tiranën, kapiteni i Egnatias, Jackson. Ky i fundit u fol se do të kalonte te Shkëndija e Tetovës. Sipas informacioneve të siguruara nga “Sport Ekspres”, lojtari dhe klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut kishin arritur marrëveshjen në parim.

Gjithashtu edhe dy ekipet e gjetën gjuhën e përbashkët, por në moment të fundit, ishte vetë Jackson që prishi gjithçka. Ai i tha “JO” Shkëndijës së Tetovës duke u shprehur se dëshironte që të ndërronte kampionat, për të provuar një eksperiencë jashtë Shqipërisë. Megjithatë në bazë të informacioneve të siguruara deri tani, ka zëra që e afrojnë Jackson me Tiranën. Mbetet të shihet nëse do të kemi zhvillime të reja në ditët në vazhdim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *