Ekskluzive/ Telushi flet me emocione: Hyjmë dhe dalim si ushtarë, drithërima nga tifozët

Partizani ka arritur të fitojë në derbin e djeshëm ndaj Tiranës me rezultatin 2-1. Të kuqtë treguan edhe njëherë se sado keq të jenë në gjendjen e tyre para përballjes me bardheblutë, do të dinë sesi të shndërrohen për ta fituar ndeshjen.

Kjo ndodhi edhe në derbin e parë për këtë sezon. Bruno Telushi ka folur me shumë emocione në një intervistë për “Sport Ekspres”, duke thënë se “demat e kuq” futen dhe dalin nga fusha e lojës si një ushtri, e cila nuk mund të thyhet lehtë.

“Fitore morali, fitore karaktareri. Kishim disa ngërce të vogla dhe treguam që jemi një ushtri që nuk thyhemi kollaj. A jam unë ushtari i parë? Jo në fakt, jam si gjithë të tjerët. Ne futem dhe dalemi si ushtarë. “Ultras Guerrils” na jep një drithërimë të paparë, që nuk e di, por ne të Partizanit arrijmë që t’i nxjerrim për mirë këto. Na qetëson ndeshja e fituar me Tiranën, por duhet të vazhdojmë dhe shpresoj të na ketë zgjuar pak”, u shpreh Telushi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online