Ekskluzive/ Telefonata e papritur nga Olimpiakosi! Thërrasin talentin e Shqipërisë, po fitojnë titullin në Greqi

Nga Klaudio Ndreca

Olimpiakosi e ka thuajse të fituar titullin në Greqi, megjithëse jo ende zyrtarisht. Por kjo skuadër ndodhet në kuotën e 70 pikëve dhe ndjekësi më i afërt është Arisi, me vetëm 51 pikë. Kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje nga fundi i kampionatit, trajneri Martins ka menduar që t’i jap më shumë hapësirë talenteve të reja.

Një telefonatë disi e papritur ka ardhur edhe për talentin e Shqipërisë në ditën e sotme, Renild Kasemi. Mesfushori i datëlindjes 2003 ka qenë pjesë e të rinjëve të Olimpiakos, por nga dita e nesërme do të stërvitet me ekipin e parë dhe ka mundësinë për të debutuar në Greqi.

Kombëtarja e zgjedhur? Kasemi ka mbajtur shirtin e kapitenit me U-17 e Shqipërisë gjatë kualifikueseve të Europianit në Portugali. Më pas mesfushori nuk është grumbulluar, ndërsa te kuqezinjtë duhet të përgatiten për luftën me Greqinë.

Grumbullimi në ekipin e parë të Olimpiakosit që po fiton titullin do të tërheq edhe vëmendjen e mediave helene karshi këtij talenti. Padyshim që te Kombëtarja e Greqisë do të nisin nga kontaktet dhe do të provojnë gjithçka për t’i prishur edhe njëherë punë Shqipërisë, pavarësisht se në vitet e fundit ka një trend që flet në favorin tonë për besnikërinë. /Sport Ekspres/
Goli i shënuar në vitin e shkuar, finale kundër PAOK U-17 nga Kasemi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online