Ekskluzive/ Të gjithë me kuqezinjtë! Gazetari nga Islanda uron: Jemi për fitoren e Shqipërisë me Izraelin, ia jep Armando Broja

Kombëtarja jonë nuk do të ketë vetëm mbështetjen e tifozëve shqiptarë në mbrëmjen e nesërme në Tel Aviv. Nuk do të jenë të pakët edhe tifozët e Islandës që të paktën për një mbrëmje, do të brohorasin për Shqipërinë. Kjo e detyruar, pasi në rast suksesi të Izraelit, atëherë do të mbyllej edhe historia e grupit.

“Sport Ekspres” ka shkëputur një prononcim nga gazetari i njohur në Islandë, Valur Eirikson. Ky i fundit është shprehur se në Islandë do të mbështesin kuqezinjtë, ndërsa mendon se ky takim do të zgjidhet nga Armando Broja, nëse sulmuesi do të jetë në formë.

“Ne presim një ndeshje të fortë mes Izraelit dhe Shqipërisë, pasi të gjitha ndeshjet në grup kanë qenë shumë afër njëra-tjetrës, me ekipe që kishin cilësi të njëjta. Mund ta shihni edhe te tre barazimet që ka marrë Islanda deri tani. Sigurisht që për Shqipërinë do të jetë e vështirë jashtë shtëpisë, duke parë se si e humbi ndeshjen e parë me Izraelin.

Megjithatë, në letër Shqipëria nuk duhet të jetë një ekip më i dobët se Izraeli dhe mund ta fitojë me patjetër ndeshjen, siç ne shpresojmë në fakt. Për më tepër që Manor Solomon i Fulham është i dëmtuar, pasi ky lojtar arriti t’ju shënojë dy golat në takimin e parë. Shpresojmë se mungesa e ndeshjeve të Armando Brojës dhe minutat e pakta në këmbë te Chelsea nuk do të ndikojnë te ai nesër dhe se do t’i japi fitoren Shqipërisë”, u shpreh Valur Eirikson. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online