Ekskluzive/ Të gjithë e presin në fushë, Gjoni: Naubueze është më i mirë se Ekubani

Laçi në drejtimin e Cungut dhe me Naubuezen në sulm mund të bëj vetëm një gjë: “Të fluturojë”. Të paktën deri tani, teksa kurbinasit jo vetëm që arrijnë të fitojnë, por nuk e mbyllin me më pak se tre gola të shënuar në ndeshje. Duke përjashtuar këtu atë debutim në ndeshjen e parë ndaj Tiranës të humbur në transfertë me rezultatin 2-1.

Por sigurisht që kjo nuk do të thotë se lojtarët e tjerë nuk kanë meritën e tyre në këtë ndryshim të Laçit. Madje kjo skuadër po bën në javën e fundit edhe pa një prej lojtarëve të saj kryesor, Eglentin Gjoni. Ky i fundit ka qenë një siguri e madhe për prapavijën e kurbinasve, ndërsa ka pësuar një ndërhyrje kirurgjikale dhe të gjithë presin rikthimin e tij në fushë.

Pasi të rikuperohet, vendi me Armando Cungun pritet t’i jepet menjëherë, pasi garanton besim për mbrojtjen. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Gjoni bën edhe një krahasim mes sulmuesit të tyre dhe Ekubanit në kohën kur luante te Partizani.

Ecuria e Laçit dhe ndryshimi i objektivave: “Ekipi u formua për ambicie të mëdha duke shikuar dhe paraqitjen e mirë që bëmë në Europë. Gjërat nuk shkuan siç duhet, siç e kishim menduar edhe pse ekipi po luante mirë dhe rezultatet nuk po vinin. Tani po shkojnë gjërat siç duhet dhe shpresojmë të vazhdojmë në këto ritme, që të jemi në pjesën e parë të tabelës”.

Më shumë gola në këto 4 ndeshje se në gjithë këtë sezon: “Jam edhe vetë i surprizuar. Mendoj se ekipi edhe pasi shënon është i uritur për të tundur sërish rrjetën. Kërkon të shënojë përsëri e përsëri, për të mos menduar për fazën mbrojtëse”.

Nabueze, kujt i ngjason? “Është një sulmues shumë i mirë që po e ndihmon Laçin me golat e tij. Lufton për çdo top dhe më kujton Ekubanin. Por për mendimin tim është edhe më i mirë, pasi në 11 ndeshje ka shëuar 11 gola. Besoj se do vijnë edhe shumë të tjerë. Në stërvitje nuk është se vendosem përballë tij shumë, por në ato raste ka qenë i vështirë të markohet”.

Objektivi personal: “Për momentin dua që të kthehem sa më shpejt në fushë dhe të ndihmoj skuadrën. Për objektivat e tjera pastaj, të luaj jashtë Shqipërisë”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online