Ekskluzive/ Tani si mbrojtës i djathtë, Mala: Kisha problem gjatësinë me Ngon!

Esat Mala ka nisur të provojë një rol të ri në fushën e lojës. Bëhet fjalë për krahun e djathtë të mbrojtjes, megjithëse jemi mësuar gjithmonë që ta shohim si mesfushor.

Një ndryshim jo i pakët për talentin e Shpresave, por që ndaj Tiranës arriti ta bënte më së miri këtë detyrë. Instiktet e tij për të dalë përpara në sulm, bëri që të merrte shpeshherë krahun dhe të ishte i rrezikshëm për kundërshtarët.

Në një prononcim për “Sport Ekspres”, Mala tregon edhe problemin e vetëm që kishte në derbin e Shqipërisë, pikërisht ato duelet me Ngon.

“Një rol i ri dhe këtë vit po ambienohem si mbrojtës i djahtë. Kam dhënë më të mirën për grupin. Ishte e vështirë të përballesha me Ngo, pasi gjatësia mes meje dhe tij ka diferenca të mëdha.

Realisht u mundova që të mbahesha mirë dhe të mbroj zonën. Sa bën nxehmjen dhe futesh në lojë, për një futbollist profesionist nuk ka asnjë problem në lidhje me tifozët. Këto tre pikë në derbi na sjellin qetësinë”, ka thënë Mala. /Sport Ekspres/