Një arritje e madhe në fushën e trajnimit në Shqipëri vjen nga Ergys Luga. Ky i fundit do të shkojë në Kinë, atje ku do të punojë me të rinjtë e ekipit të Shenzenit. Pikërisht në skuadrën që tek lojtarët e parë është trajner i mirënjohuri Roberto Donadoni.
Pra, nga ideimi i shqiptarit do të përgatiten lojtarët e së ardhmes, që me një vazhdim të projektit afatgjatë, mund të përdoren edhe nga një emër i njohur në gjithë Europën. “Sport Ekspres” ka marrë një rrëfim të gjatë të Lungës, që na tregon më tepër rreth kësaj oferte të firmosur, por njëkohësisht edhe një analizë të përgjitshme për futbollin shqiptar që e ka krijuar një traditë të vogël, megjithëse mbeten ende punë për të rregulluar.
Puna në ekipin e Kamzës. Sa të ka ndihmuar në përgatitjen tënde dhe eksperiencën e fituar?
Patjetër që Kamza dhe drejtuesit që bënë kalimin tim, le ta themi nga ranku amator në atë profesionist, ishin ata që më ndihmuan shumë, duke përfshirë këtu edhe presidentin Qarri apo ish-drejtorin Matrazhiu. Arritjet tek ekipet zinxhire të Kamzës bënë të mundur ardhjen time në ekipin e parë dhe tani jemi këtu ku jemi. Po më jepet një mundësi le tat hemi me shumë prespektivë për karrierën time.
Kontakt direkt me të rinjtë. Sa premtuese është e ardhmja në futbollin shqiptar?
Shiko, problemi në Shqipëri nuk është futbolli, sepse ne e kemi krijuar një traditë sado të vogël. Problemi i Shqipërisë është më tepër te mënyra e përzgjedhjes për ta nisur nga moshat. Kemi shumë ekipe të ashtuquajtura akademi, por që ky term duhet të trajtohet gjerësisht, pasi akademia brenda përbrenda ka shumë elemente, që të konsiderohet e tillë. Unë futem te ata lloj trajnerësh që mendoj se problemi i talenteve tona është dieta ushqimore e gabuar, e ndërthurur më shumë me egon personale të ushqyer që në fëmijëri nga ambient përrteth. Te ego personale nënkuptoj lojën në grup, ky është problemi që ne ngremë në bisedat me trajnerët e tjerë. E diskutojmë shumë këtë fenomen, pasi shqiptarët e kanë problem përshtatjen. Personalisht mendoj se epoka e kosovarëve ka përfunduar dhe është koha të kemi përzgjedhjet tona të sakta dhe pse jo, një propagandë më të madhe mediatike për futbollin e moshave.
Në ekipet e Superiores shihet se ekziston ende frika e besimit tek lojtarët e rinjë, por që janë shumë premtues. E gjykoni si të drejtë?
Mendoj se që ”bretkosa të këndoj, do të ketë ujë”. Pra terrenet sportive janë ende të pakta ,e pastaj nuk mund të pretendohet për nxjerrje të shumtë talentesh, ndërsa edhe kosto financiare për të luajtur në një fushë me kushte të mira mbetet shumë e lartë. Mendoj se duhet ta gjejmë një rrugët për talentet. Që të promovohet një talent vendas duhet të rishikohet ligji edhe nga ana e FSHF-së, që të ulet numri i lojtarëve të huaj dhe të shtohet numri i lojtarëve të rinjë që vjen nga akademia zinxhire.
Rasti konkret i imi Kina ,padyshim që talentet vendas i promovon nëpër akademitë që janë të përballueshme dhe ofron bursa studimi ,mos harrojmë që akademia e Guoangzhou Evergrande është akademia e futbollit më e mirë në botë, stërviten mijëra të rinjë që frekuentojnë dhe shkollën e futbollin. Më pas mbi këtë ligj lejohen të promovohen dhe lojtarët e rinjë në ekipet e para, çka është më shumë fitim për akademitë vendase.
Për të kaluar të oferta e re. Na tregoni disa detaje më tepër, si erdhi oferta?
Kina është një shtet siç e dimë të gjithë që ka një projekt 50 vjeçar dhe ecin me projekte. Pretendojnë të fitojnë Kupën e Botës në 2050 dhe për të arritur është rekrutimi i trajnerëve te kualifikuar, pjesë e këtij projekti mund të quhem edhe unë. Në fillim ishte e pabesueshme duke parë edhe shumën e ofruar nuk hezitova dy here, dhashë 2 intervista dhe firmosa në gusht kontratën 1 vjeçare me bonuse me të drejtë rinovimi.
E shihni si një nga momentet më të arta të karrierës tënde? Do pêrgatitësh lojtarë për Donadonin, nuk është pak.
Padyshim që po, momenti i artë. Por është një detyrë shumë e vështirë sepse Kina është vendi që e shpiku futbollin, por nuk e ka në traditë. Me profesionalizëm dhe përkushtim çdo gjë arrihet, mjafton vullneti i duhur.
Tek lojtarët ka pasur shumë kalime të tilla, por te trajnerët dëgjojmë pak. Përse ndodh e gjitha kjo?
Sot trajneri modern është në përgjithësi, “manager” siç e quajnë anglezët. Duhet të mendojë dhe veprojë me profesionalizëm, të ketë aftësi parashikuese dhe psikologjike. Duhët të jetë përzgjedhës futbollistët i zoti dhe një njohës i mirë i gjuhës angleze, që është faktor shumë me rëndësi për bashkpunimin në klub. Pastaj vjen edhe fati si një komponent i rëndësishëm, ashtu si edhe në jetë. /Sport Ekspres/