Ekskluzive/ Rroca për dedikimin e golit: Shkon për Jasemin, Luftëtari ka ndryshuar shumë

Luftëtari ka mundur vetveten ndaj Kukësit! Kjo ishte mënyra sesi e pasqyruam dje atë fitore të verilindorëve në shifrat 4-1 ndaj bluzinjve, ndërsa rolin e protagonistit e kanë marrë ish-ët e Luftëtarit.

Një prej tyre ishte edhe Rroca, që arriti të fitojë një penallti pasi kaloi me klas lojtarin kundërshtar. Pasi e fitoi vetë, do të ishte po Rroca që dërgoi topin në rrjetë. Më pas do të kishte edhe një dedikim të veçantë për golin. Por për kë shkonte saktësisht? Në një prononcim për “Sport Ekspres”, mesfushori i Kukësit shprehet: “Goli ishte dedikim dhe kjo është e vërtetë, Shkonte për vajzën time që ka ardhur në jetë para 4 vitësh. Vajzës ia kemi vendosur emrin Jasemin dhe goli shkon për të”.

I pyetur në lidhje me ndjenjën që ka përjetuar ndaj Luftëtarit, kur në fakt kjo skuadër ka ndryshuar thuajse tërësisht nga koha kur Rroca ka qenë vetë pjesë, marrim këtë përgjigje: “Normalisht që është ndjenjë disi e veçantë sa herë luan kundër ish-ekipit tënd. Por siç e thatë edhe ju shumë gjëra kanë ndryshuar dhe pothuajse të gjithë lojtarëve, përveç Rapos dhe Demos kanë ikur”, u shpreh Rroca. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online