Ekskluzive/ Rrëfimi i Mirsad Jonuz: 2 orët e bisedës me Licin, pres 10.000 tifozë me Partizanin

Trajnerët e huaj shihen gjithmonë me një hije dyshimi në Shqipëri. Sigurisht, kur tregu i analistëve dhe specialistëve në televizione përbëhet nga trajnerë që janë në pritje të një pune, kritikat janë të parat që do të dëgjohen.

Por rasti i Mirsad Jonuz, na dëshmon se fillimisht duhet të presim për veprat, që të bëjmë gjykimin. Një trajner që e mori Vllazninë në gjendjen më të vështirë, por tashmë iluzioni i tifozëve ka mbërritur larg: “Europa ose…kampion”. Jo edhe aq e ekzagjeruar në fakt, pasi Vllaznia ka një histori shumë të madhe në futbollin shqiptar dhe Jonuz e ka ngritur shumë stekën me rezultatet pozitive të arritura.

Në një intervistë të gjatë për “Sport Ekspres”, trajneri i ekipit shkodran na ka rrëfyer gjithçka. Jo pak, por 10.000 tifozë pret ndaj Partizanit, ndërsa ndan edhe një mesazh të madh për ta, që të mos hedhin shishe në fushën e lojës. Bisedën e nisim me të shkuarën, atje ku ka pasur kontakte nga Kukësi dhe Laçi, siç u raportua kohë më parë në media.

“Po kjo është e shkuara. Unë kam pasur disa kontakte me klubet në Shqipëri. Por oferta nuk ka qenë e mirë dhe me kushtet e mira. I kam ndërprerë kontaktet dhe asgjë më tepër. I respektoj këto klube si Laçi dhe Kukësi.

Kam shumë vite që trajnoj dhe merrem me futboll.  Më kanë pëlqyer tifozët e Prilep në Maqedoni. Por tifozët e Vllaznisë janë edhe më të mirë. Kjo sepse tifozët e Vllaznisë e dinë se çfarë është futbolli në vetvete. Kthehemi pak te rasti me Tiranën. Arbitri kishte mundësi që të jepte dy penallti për ne. Ai nuk i dha. Tifozët i shohin këto raste, i shohin gjithmonë.

Unë do t’i quaja si trajneri i dytë i Vllaznisë tifozët. Kjo sepse ata vijnë gjithmonë edhe në stërvitje, në stadium dhe të ndalojnë edhe në rrugë. Unë pres që ata të vijnë ndaj Partizanit dhe të jenë 10.000 në stola. Por kam një thirrje: “Mos fusni shishe në stadium, mos hidhni shishe në fushë. Ju lutem mos e bëni”. Vetëm mbështetini këta djemë.

Jam ende një biznesmen në Maqedoni dhe tani e menaxhon djali im kompaninë. Herë pas here shkoj me gruan time për të parë sesi shkojnë gjërat. Madje kam edhe eksport në Shqipëri (qesh). Me të kaluarën time në futboll, të jem i sinqertë unë kam bërë shumë para. Kur erdha kam folur në fillim me Suad Licin. Unë thashë në mendjen time: “Ky është një njeri shumë i mirë”.

Pasi kemi folur për 1-2 orë, kam kuptuar gjithçka. Ndaja të njëjtën filozofi me Suad Licin. Ishte vendimi im, nuk e bëj për para. Unë shoh një potencial dhe organizim të madh këtu. Thashë përse Vllaznia të mos rikthehet si një klub i madh? Ndoshta unë mund të iki pas 1 viti apo 2 viti, por Vllaznia duhet të vazhdojë në hapat e duhura. Të ketë të njëjtën mbështetje jo vetëm nga mua, por edhe nga bashkia dhe tifozët.

Isha në Katar së fundmi, atje gjendeshin gjithë ekipet e Europës. Tema që ne diskutuam ishte në lidhje me lojtarët e rinjë. Për mënyrën sesi duhet të fusim lojtarin nga akademia në ekipin e parë. Kjo është vërtet shumë e rëndësishme. Pra folëm për mënyrën sesi duhet t’i japim hapësirën e duhur talenteve, që të jenë gati për ekipin e parë. Ju e keni parë, ishte Krespo, Eto, Solari, por edhe përfaqësuesit e tjerë nga ekipe si Milan, Real Madrid apo edhe ekipe të tjera në Europë. Dua të them se në Shqipëri nuk është ende infrastruktura e duhur për të rinjtë. Ka shumë talente në Shqipëri dhe Maqedoni. Kjo është një temë e Ballkanit në përgjithësi. Duhet të japim gjithçka për këta lojtarë. Duhet t’i japim një shans. Duhet të hapim dyert për ta”.

Gjithashtu në këtë intervistë të gjatë të bërë me trajnerin e Vllaznisë, kemi diskutuar edhe mbi gjendjen e Vllaznisë në renditjen aktuale, ndeshjet e zhvilluara, por edhe mbi objektivin e klubit.

“Përgatitja para kampionatit ishte shumë e vështirë. Lojtarët brazilianë erdhën tre ditë para nisjes së kampionatit. Ishte një punë e vështirë. Tani Vllaznia është një klub i stabilizuar. Nuk duhet të shohim për kampion apo Europën. Por nëse ka shanse të mira, përse jo. Nëse humbet një ndeshje, atëherë zbret shumë në renditje. Ekipet kanë të njëjtat kualitete dhe diferenca në renditje është shumë e vogël me pikë, ndahen me 1 ose 2 të tilla. Kampionati është shumë i vështirë dhe të gjitha ndeshjet janë të tilla. Tani duhet të luajmë ndaj Partizanit dhe të shohim për ndeshjen e radhës. Grupi i lojtarëve që ne kemi po punojnë shumë mirë, jemi si një familje.

Problemi është diferenca me ekipet e tjera. Vllaznia vinte nga Kategoria e Parë dhe nuk ka qenë në nivelet e larta. Pastaj është nisur edhe përgatitja shumë vonë. Është e rëndësishme kjo, për të punuar një grup i bashkuar kërkohet kohë. Pastaj në nëntor të gjitha ekipet së bashku me Vllazninë do e shohin më mirë gjendjen në kampionat.

I kam dhënë shumë mundësi dhe hapësirë lojtarëve në sulm. Për ta nisur nga Pusi, Zogaj, Shtubina, Lika, Kruja. Kjo skuadër ka pasur më shumë shanse në të gjitha ndeshjet. Na duhet kohë dhe përqendrim. Kjo do të sjellë edhe sulmuesit te goli. Duhet shumë përqendrim. Është e vështirë për ekipin tim, pasi unë e ndryshojë gjithmonë taktikën dhe skemën. Duhet përqendrim. Tani është gjithçka e qartë për lojtarët, që nuk e kanë problem këtë pjesë. Këtu ka një futbollist që bën tre pozicione në fushë dhe kjo është e mirë për skuadrën”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online