Ekskluzive/ Rrëfimi i kapitenit Mitaj: Më ka kërkuar edhe Levante, e vërteta e ofertave nga Greqia

Mario Mitaj është një talent dhe shembull i ri për të gjithë lojtarët e rinjë shqiptarë në Greqi. Pavarësisht se është rritur në Greqi si futbollist dhe oferta nga helenët kanë qenë të shumta, siç kemi raportuar edhe më parë, në ndeshjen e fundit kishte shiritin e kapitenit te Shqipëria U-17.

Madje, duke i shënuar edhe Malit të Zi. Në një rrëfim për “Sport Ekspres”, Mitaj ka treguar edhe më tepër sa i përket kësaj prapaskene. Gjithashtu edhe folur edhe për nivelin e klubit, ndërsa aktualisht ndodhet në Huesca dhe lojtari shkodran ka zbuluar se Levante është interesuar për shërbimet e talentit të dalë nga akademia e AEK.

“Goli dhe fitorja kundër Malit të Zi për mua ishte gëzim i trefishtë, pasi përveç rëndësisë së ndeshjes më kishin besuar edhe shiritin e kapitenit. E falenderoj trajnerin dhe stafin e Kombëtares. Një arsye e tretë është se luaja për herë të parë në Shkodër, qytetin tim. Në stadium kisha familjarët dhe njerëzit e afërt.

Sa i përket ftesës së njëpasnjëshme nga Greqia, shteti ku kam lindur dhe jam rritur, normalisht që u jam mirënjohjës. I falenderoj shumë, por fjalën refuzim nuk mund ta them. Mes dy mirave, zgjodha Shqipërinë. Vitet në AEK ishin të bukura dhe të paharrueshme për mua. Ika diku tjetër për më mirë. Sa i përket presionit ishte normale.

Një lojtar që kanë besuar tek ai, e duan në Kombëtaren e tyre. Për të shkuar te Shqipëria A është ëndrra e çdo lojtari dhe do të punoj shumë për ta arritur. Sa i përket vitit të ardhshëm, dua të luajë në ekipet e kategorisë së parë në Spanjë dhe Europë. Më kanë kërkuar disa skuadra për provë dhe një ndër to është edhe Levante. Kam shkuar në prova te ata dhe më kanë thënë se iu kam pëlqyer”, ka thënë Mitaj. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online