Ekskluzive/ Rrëfimi i Erlis Frashërit, flet edhe për Prognin: Nuk tërhiqet loku kollaj…

Gjilani është kthyer si një ekip i mirfilltë i Superiores në kampionatin e Kosovës. Ndoshta një nga mënyrat më të pranueshme për të bërë shkrirjen e kampionatit të përbashkët. Madje në derbin e zhvilluar përpara disa ditësh ndaj Dritës, Mezani e nisi me 9 lojtarë titullarë që më parë kishin qenë pjesë e futbollit të Superiores.

Mes tyre gjendet edhe Erlis Frashëri, një nga futbollistët kryesorë të këtij ekipi. Gjithçka ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, me Gjilanin që ka fituar edhe simpatinë e tifozëve. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Frashëri na rrëfen më tepër rreth kësaj aventure:

“Shumë e vërtetë që te Gjilani bashkëpunimi dhe fryma është super si në fushë dhe jashtë saj. Ne kalojmë shumë kohë me njëri-tjetrin edhe jashtë stërvitjes. Profesor Mezani punon shumë dhe është kërkues. Por asnjëherë nuk kënaqet me ne. Pra është shumë kërkues dhe puntor, do të bëj gjithmonë më të mirën.

Të them të drejtën jam ndierë shumë mirë nga mikëpritja në Gjilan, si nga tifozët dhe drejtuesit. Organizimi këtu është në nivelin e duhur, që nga drejtorat e deri te presidenti. Në anën financiare nuk ka asnjë problem, jasnë shumë korrekt. Sigurisht që janë shumë lojtarë të dalë nga Superiorja te Gjilani, por nuk ka pasur kurrë paragjykime. Ne jemi një familje e madhe dhe punojmë çdo ditë për rezultatet pozitive. Pastaj tifozët janë të mrekullueshëm, na ndjekin çdo ndeshje. Madje edhe në seancat stërvitore. Tifozët më të mirë që kam parë ndonjëherë”.

Kur pyetet në lidhje me premtimin e Prognit dhe një tërheqje të mundshme, pasi kishte premtuar Red Bull në çdo rast kur ishte protagonist në fushën e blertë te goli i realizuar, duke parë që po shënon dhe jep asist thuajse çdo ndeshje, Frashëri shprehet: “Progni po bën jashtëzakonisht mirë, me gola dhe asist. Çdo gol që bën, qeras ekipin me Red Bull. Nuk tërhiqet loku kollaj”, ka thënë me humor Frashëri. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online