Ekskluzive/ Rrëfimi i Aliajt: Mbeta i zhgënjyer nga tifozët, e paguaj biletën për estradën që kishim

Gjatë mbrëmjes së sotme janë zhvilluar ndeshjet e yjeve të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë. E organizuar nga Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë të ardhurat nga biletat e stadiumit do të shkonin për familjet e prekura nga tërmeti. Por stadiumi nuk ishte mbushur në masën më të madhe dhe kjo ka zhgënjyer disi edhe vetë ish-lojtarët e Shqipërisë. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Adrian Aliaj ka shprehur emocionet e marra në stadiumin e ri.

“Kemi ardhur me qëllime të tjera, goli na ka gëzuar të gjithëve pa masë. Jam shumë i lumtur që gjendem këtu dhe me rëndësi të ndihmojmë familjarët e prekur nga tërmeti. Jam pak i zhgënjyer nga tifozët, pasi i prisja më shumë. Sigurisht që njerëzit kanë obligimet e tyre, por të ishte të paktën 70% të ishte i mbushur. Gjithsesi të mos shohim anën negative, ne erdhëm të japim kontributin tonë.

Po kujtonim bashkë me shokët e tjerë momentet e udhëtimit në ndeshje dhe ato batutat tona. Unë e paguajë atë biletën e udhëtimit vetëm për estradën që kemi pasur sot në mëngjes”, ka thënë Aliaj. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online