Ekskluzive/ Reja e sheh nga stadiumi, Çekiçi: Nuk isha në dijeni, shenjë e mirë

Trajneri i Shqipërisë, Reja, ka shkuar në stadium për të parë më nga afër Endri Çekiçin në takimin mes Domzhales dhe Olimpik Ljubjanës. Zgjedhje e duhur, pasi atje sulmuesi shqiptar realizoi një kryevepër të vërtetë, duke shënuar një nga golat më të bukur të karrierës.

Kjo ishte ajo që mësoi “Sport Ekspres”, ndërsa menjëherë në përfundimin e takimit kemi kontaktuar edhe me vetë lojtarin. Sigurisht që lumturia nuk mund të fshihej, ndërsa jo vetëm që ndihmoi ekipin e tij, por edhe për faktin që po i afron një ftesë e shumëpritur.

“Nuk isha në dijeni, por normalisht që jam shumë i gëzuar. Fillimisht që ndihmova ekipin dhe po vazhdoj me formën e mirë. Ardhja e trajnerit Reja tregon që po më ndjek dhe kjo është një shenjë e mirë. Jam shumë i lumtur dhe tani shpresoj t’i kem lënë përshtypje sa më të mira”, ka thënë Çekiçi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online