Ekskluzive/ Premtimi vjen nga Çyrbja: Nëse i shënoj Kukësit, nuk do të festoj

Kukësi do të ketë një përballje shumë të vështirë në javën e gjashtë të Superiores, pasi do të luajë kundër Teutës. Ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka nevojë më tepër se kurrë për pikë, për të qenë sa më afër pretendimeve, duke parë edhe rezultatet e ardhura në dy ndeshjet e fundit.

Në një prononcim për “Sport Ekspres”, Arbër Çyrbja që më parë ka qenë pjesë e Kukësit, ka dhënë edhe premtimin. Nëse ky futbollist do të shënojë në përballjen ndaj verilindorëve, atëherë nuk do të ketë një festim të tijin.

“Situata është shumë e mirë dhe pozitive te Teuta. Në çdo ndeshje ne futemi për fitore, megjithëse në fund, askush nuk e di sesi rezulton. Sa i përket pjesës së një festimi të mundshëm ndaj Kukësit, përgjigja ime është: “JO”. Nuk do të festoj nëse do të shënoj.

Teuta është në gjendje të mirë, por mos të harrojmë që të gjitha skuadrat duan kohën e tyre sa të përshtaten dhe lojtarët të njihen me njëri-tjetrin”, ka thënë Çyrbja. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online