Ekskluzive/ “Prandaj shqiptarët nuk përfaqësohen në Europian e Botëror”, Bylbyl Sokoli flet hapur

E teksa Shqipëria luajti kundër Kosovës, padyshim që shumëkush ka menduar për Kombëtaren që do të ishte në shkrirjen e një grupi të vetëm. Një provë e fituar nga ana e kuqezinjëve, por që tregon edhe njëherë tjetër se Kombëtare do të ishte më konkurruese si një e vetme, ndërsa në këtë ndarje dobësohen të dy krahët.

Te dardanët ajo që ka çaluar së tepërmi ishte pjesa e mbrojtjes si ekip dhe trazioni i lojtarëve, atje ku duelet po humbeshin që në mesfushë. Si një “puzzle” i paplotësuar dhe në një intervistë për “Sport Ekspres” trajneri shqiptar në Kosovë, Bylbyl Sokoli, teksa jep një analizë mbi ndeshjen e zhvilluar, nuk mund të qëndronte pa përmendur edhe pjesën e bashkimit në një Kombëtare.

“Ky ishte një takim ku më tepër i kushtuan rëndësi që të kënaqnin të ftuarit. Nuk pamë ndonjë rivalitet në fushë. Të dy ekipet nuk treguan ndonjë motiv për ndeshjen, u bënë shumë ndërrime dhe i lanë hapësirë atyre futbollistëve që kanë pasur më pak minuta aktivizimi më parë. Në ndeshjet e fundit te Kosova po mungon fryma e grupit që ka qenë më herët. Cilësia e Kosovës ka qenë loja në grup, e cila do të kthehet kur përbërja të jetë e kompletuar.

Sa i përket kritikave rreth Zhegrovës, është i ri dhe ka nevojë për punë profesionale dhe pedagogjike. Potenciali i tij është i pamohueshëm dhe duhet të shfrytëzohet. Kjo është puna e trajnerit Shaland. Vlerësimi përfundimtar i ndeshjes? Pikërisht kjo shpërndarje e cilësisë në dy ekipe nuk e mundëson që shqiptarët të kenë një ekip të kualifikuar në Europian ose Botëror. Një Kombëtare është në interesin e shqiptarëve”, ka thënë Sokoli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *