Ekskluzive/ “Nuk ka ndodhur kurrë më parë, vetëm tani me Shqipërinë”! Në Izrael janë pa fjalë, Kombëtarja jonë vjen pas Spanjës

Si një finale e madhe është kjo sfidë e Shqipërisë kundër Izraelit. Kuqezinjtë kërkojnë me patjetër fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë. Por harrojmë se edhe nga ana tjetër, është e njëjta panoramë. Ashtu si Shqipëria, edhe në Izrael nuk janë mësuar shpesh që të kenë një fat dhe mundësi të tillë në dorë.

“Ia arritëm ditës që pas shumë kohësh, të mbushim stadiumin”, u shpreh kapiteni i Izraelit në konferencën për shtyp. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me një prej gazetarëve më të njohur në këtë vend, Liav Nachmani, i cili ishte pa fjalë pasi biletat janë shitur të gjitha kundër kuqezinjëve. Një gjë e tillë është thuajse e pamundur që të kujtohet ndaj një rivali në nivelin tonë, por edhe ndaj yjeve të Europës, duhet të kthehemi mbrapa 5 vite për të gjetur Spanjën.

“Kundër një ekipi si Shqipëria, stadiumi i tejmbushur, nuk mbaj mend të ketë ndodhur më parë ndonjëherë. Të mbushet stadiumi kur vjen Shqipëria është një gjë e veçantë pasi mund të kuptohet nëse kjo ndodh kur vjen Polonia për Leëandoëski apo Spanja për yjet e tjera. Hera e fundit që stadiumi ka qenë i tejmbushur për një ndeshje të Kombëtares i përket vitit 2017 ndaj Spanjës. Gjithashtu edhe me Poloninë në 2019 ka qenë thuajse i mbushur, por jo në këtë masë si tani”, tha gazetari nga Izraeli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online