Ekskluzive/ Nexhipi pas barazimit: Partizani do largohej shumë, Rroca është nga të mirët e Superiores

Partizani dhe Kukësi janë ndalur në një barazim pa gola, në përballjen kryesore të javës së 10 të Superiores. Një rezultat që lë disi më shumë të kënaqur verilindorët, pasi me një humbje do të kishte një shkëputje të konsiderueshme nga të kuqtë.

Në këtë linjë mendim është edhe zyrtari i Kukësit, Nderim Nexhipi. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, Nexhipi është shprehur se barazimi ishte një rezultat i drejtë dhe se Rroca është një nga lojtarët më të mirë të Superiores në pozicionin ku luan.

“Ndeshja ishte e luftuar nga të dyja ekipet. Me një humbje, Partizani do të largohej shumë në kryesim. Rezultati i drejtë ishte barazimi. Faktikisht ishim përgatitur gjithë javën me Shkurtajn në sulm. Situata te Kukësi është normale dhe ka shumë ndeshje deri në fund. Jemi ende në luftë për objektivin tonë. Rroca është një nga lojtarët më të mirë të Superiores në pozicionin ku luan”, ka thënë Nexhipi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online