Ekskluzive/ Nevil Dede: Liderin nuk e bën shiriti në krah, duhet të friksojë me zërin e tij edhe kundërshtarin

Java e derbit ka nisur më herët duke analizuar kundërshtarin por edhe vetveten. Nuk është një ndeshje e thjeshtë e kampionatit por një përballje emblematike që luhet me pacion dhe sakrificë. Prresioni më I madhë është tek trajnerët, tek tifozët e në fund tek lojtarët në fushë.

Këta të fundit e kanë më te lehtë pasi individualisht mund t’i realizojnë detyrat e tyre  por i gjithë grupi? Po një lider që udhëheq apo një ekiplidër që vetudhëhiqet? Një përshkrim të kësaj situate e jep edhe Nevil Dede për “Sport Ekspres”. Ish-mbrojtësi  i Tiranës shprehet qartë mbi rolin e një “Lideri” pasi të quhesh i tillë nuk është aq e lehtë.

“Momentalisht Tirana nuk e ka një lider të themi të vërtetën. Të jesh lider nuk është gjë e thjeshtë. Nuk të bën as shiriti që ke në krah lider por as loja e mirë që bën në një apo dy ndeshje. Lideri duhet të friksojë e të tremb me fjalën e tij. E gjithë skuadra duhet të ketë respekt ndaj tij dhe ta dëgjojë. Lideri udhëheq në fushë atë që trajneri mundohet ta transmetojë  me zë të lartë nga tribuna. Madje edhe kundërshtari trembet sepse thotë ej prit se lideri i skuadrës po luan mirë”- tha Nevil Dede.

Tirana pret Partizanin në një duel që shihet ndryshe nga viti në vit. Sezonin e kaluar të kuqtë u shpallën kampion në ndeshjen e derbit me dy golat e Çinarit. Ndërsa sot Tirana kërkon të përfitojë nga rezultatet jo të mira të Partizanit për të mbërthyer kreun  e klasifikimit./Sport Ekspres”

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online