Ekskluzive/ Ndali Ibrën! Kampionët e Serisë A interesohen për Ardian Ismajlin, e pëlqen edhe Interi

Nga Klaudio Ndreca

“Ndaloi një farë Zlatan Ibrahimoviç”. Një pjesë e bukur e shkëputur nga ana e mediave italiane për Ardian Ismajlin që tregon më së miri paraqitjen e mbrojtësit të Shqipërisë ndaj Milanit. Asnjëherë gjatë karrierës së tij nuk është konsideruar si një lojtar më tepër, por arrin që të fitojë menjëherë zemrën e tifozëve, drejtuesve dhe trajnerit.

Këtë e bëri edhe në Kombëtaren e Shqipërisë aty ku pas kartonit të kuq që mori Mavraj në ndeshjen ndaj Skocisë, Ismajli debutoi me fanellën kuqezi për të mos e lëshuar kurrë më vendin. Ndërkohë pas shkëlqimit te Hajduku i Splitit do të niste aventura e radhës në Serinë A me Spezian.

Ndryshimi i kampionateve dhe mësimet për t’u përshtatur me “grackën italiane” të futbollit kërkojnë kohën e tyre. Për këtë arsye Ismajli nuk mund të luajë në të gjitha ndeshjet, por trajneri Italiano e ka përdorur në përballjet më të rëndësishme dhe besimi është shpërblyer në mënyrën më të mirë. Pasi ndali me sukses Lukakun e Interit, ishte momenti për të bllokuar Zlatan Ibrahimoviç. Më herët është raportuar se në stadium kishte skautë të Marsejës dhe Dortmundit për të vëzhguar Ismajlin.

Nuk mbaron me kaq pasi jehona e këtyre paraqitjeve shkon më larg. Menjëherë pas ndeshjes me Milanin, “Sport Ekspres” ka mësuar nga burime të sigurta në Itali se Juventusi ka nisur të interesohet për mbrojtësin shqiptar. Kampionët e Italisë e kanë piketuar dhe Ismajli do të jetë në vëzhgim deri në fundin e këtij sezoni.

Gjithashtu pëlqimin për lojtarin shqiptar e ka shfaqur më herët edhe Interi pasi e pa në fushën e blertë “murin shqiptar”, atje ku sulmuesit zikaltër e kishin të vështirë për ta kaluar. Por ndryshe nga Juventusi, Inter nuk ka nisur ende kontaktet për të negociuar një marrëveshje të mundshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online