Ekskluzive/ Mungesa te Malaga la hije dyshimi, Bare do të rikthehet…por me çfarë fanelle?

Malaga ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Ponferradinas në takimin e vlefshëm për kampionatin spanjoll. Por në listën e lojtarëve të grumbulluar, vihej re mungesa e Keidi Bares. Në mediat spanjolle kanë nisur edhe aludimet për një largim të mundshëm të këtij mesfushori, sa i përket mos prezencës së tij në kampionat pasi ka pasur edhe mungesë të informacionit dhe sqarimit.

Kjo pasi vetëm para pak ditësh, për herë të dytë do të ishte Malaga që refuzoi një tjetër ofertë për Baren. Këtë herë të trefishuar nga Vallecano, atje ku as 1.5 milionë euro nuk mjaftuan për të bindur skuadrën që të lëshonte lojtarin shqiptar.

“Sport Ekspres” ka komunikuar me familjarët e Keidi Bares, atje ku na sqarohet se mungesa e sotme lidhet me një dëmtim. Futbollisti shqiptar ka pësuar një tërheqje muskulare në ditën e djeshme gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye ka munguar ndaj Ponferradinas.

Mungesa e tij pritet që të shkojë deri në dy javë, por ajo që nuk dihet me siguri, është nëse do të kthehet me të njëjtën fanellë. Kjo pasi koha e rikthimit të plotë përkon me mbylljen e merkatos së janarit dhe deri atëherë do të kemi të reja dhe zhvillime sa i përket një largimi të mundshëm të tij. E për ta menduar që ky lojtar e ka nisur nga të rinjtë e Malagës, ndërsa brenda pak kohësh përbën lajm mungesa e tij si një nga më thelbësorët që ka ekipi në fjalë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online