Nga Klaudio Ndreca
Florian Kamberi nuk do të ketë mundësinë për të debutuar as në dy takimet që do të zhvillojë Shqipëria për Ligën e Kombeve në muajin shtator. E gjithë pritshmëria ishte për të parë sulmuesin që ka karakteristika tërësisht të ndryshme nga futbollistët që ka Kombëtarja në organikë.
Së fundmi ka firmosur me St Gallen, nënkampionët e Zvicrës, ku menjëherë arriti të shënojë dopietë në miqësoren përballë Lustenaut. Aventura e tij në këtë vend do t’i heq mundësinë për të mbërritur në Shqipëri për përballjet e ardhshme pasi Zvicra kërkon 14 ditë karantinë për këdo që vjen nga Shqipëria apo Kosova. Pra e thënë ndryshe Kamberit do t’i duhej 1 muaj pushim me ekipin e ri që ka firmosur dhe ku do të rrezikonte vendin e titullarit me mbërritjen e tij te Kombëtarja ndërsa “Sport Ekspres” mëson se është vendosur për mungesën e tij. /Sport Ekspres/