Ekskluzive/ Mundën Apoloninë dhe afër elitës, presidenti i Korabit: Jemi “All-In” ndaj Egnatias, ja lojtarët tanë që po i kërkojnë në Superiore

Duket se ky mund të jetë viti i Korabit! Për këdo që e ka pasur larg vëmendjen nga Kategoria e Parë, ekipi në fjalë ishte i vetmi më i dëgjuar në mediat sportive. Gjithçka lidhej me Skukën, sulmues që shpërtheu pikërisht te Korabi për të mrekulluar në elitën e futbollit shqiptar.

Një ogur i mirë, ndërsa tani kërkohet që të ngjitet edhe i gjithë ekipi në Superiore, jo vetëm disa lojtarë të posaçëm nëpërmjet transferimeve. Pas fitores ndaj Tomorit, Korabi arriti të mposhti në finale edhe Apoloninë, duke fituar Play Off të Kategorisë së Parë. Faza e fundit do të jetë ajo ndaj Egnatias, për të diskutuar përfundimisht ekipin që do të jetë pjesë e Superiores në sezonin e ardhshëm. “Sport Ekspres” ka intervistuar presidentin e Korabit, Fehmi Mziu, që i kupton shumë mirë diferencat me Egnatian, por nga ana tjetër i paralajmëron se nuk ka asgjë për të humbur.

“Kjo arritje e jona është më tepër për moral dhe për të shpërblyer djemtë të cilët kanë sakrifikuar shumë dhe e meritonin një arritje këtë sezon, edhe pse nuk erdhi ngjitja direkt në Superiore. Jemi të kënaqur që arritëm të kalojmë dy ndeshjet e Play Off me ekipe si Tomori dhe Apolonia. Tani Korabi e gjen veten te ekipet që kanë stof dhe jemi krenar për këtë gjë. Nuk kishim frikë ndaj Apolonisë, e kemi merituar vendin e tretë dhe sot e provuam, nuk diskutohej kjo.

Ndeshja me Egnatian? Shanset dihen, por ne do të jemi “All-in”, nuk ka kthim mbrapa. Mziu, Cutra, Sefgjinaj, Marku, Drago, Mehdiri, Qyrani, Joti, Duka, kanë luajtur më parë në uperiore dhe janë vlerë e madhe për skuadrën tonë, duke mos harruar pjesën tjetër të cilët pothuajse në të njëjtin nivel, me diference të vogla eksperience për shkak të moshës.

Vitin e kaluar arritëm të kalojmë Skukën te Dinamo dhe Didën te Kastrioti. Korabi është tashmë një fabrikë talentesh. Me ta flasim çdo ditë, janë mirënjohës dhe ju jemi mirënjohës. Pa frikë themi që kemi 4-5 lojtarë për të cilët ka interesime konkrete nga klubet e Superiores. Mbi të gjithë, treshja e sulmit Marku, Drago, Geci, pa harruar dhe shumë të tjerë, Duka, Paplekaj, Raza dhe Joti”, u shpreh Fehmi Mziu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online