Ekskluzive/ Mos më shtyj! Danilo Alvesh takohet sërish me Donjet Shkodrën: E kam shokë të mirë!

Përveç Kosovës, Superiorja ka “pushtuar” edhe Kazakistanin. Në përballjen e fundjavës mes Shakhtar Karagandy dhe Okzhtepes që përfundoi në shifrat 2-2, ishin tre lojtarë që më parë kanë luajtur në elitën e Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Donjet Shkodrën dhe Reginaldon, që përballë tyre kishin Danilo Alveshin. Ky i fundit ka bërë edhe një postim me batutë gjatë një dueli me mesfushorin shqiptar, teksa i ka kërkuar që të mos e shtyjë.

I kontaktuar nga “Sport Ekspres”, Danilo Alvesh na rrëfen edhe miqësinë e madhe që ekziston me Donjet Shkodran edhe në Kazakistan.

“Donjet Shkodrën e kam shokë shumë të mirë. Kemi luajtur në Shqipëri dhe kemi bërë ndeshje të mëdha së bashku. Të shtunën luajtëm kundër njëri-tjetrit dhe u ndamë në barazimin 2-2. Gjithmonë flasim së bashku nëpërmjet rrjeteve sociale, “Whats App” dhe “Instagram”. Para ndeshjes vetëm kishim thënë te njëri-tjetri se do të fitonim përballjen, por rezultoi një barazim”, ka thënë Danilo Alvesh. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online