Ekskluzive/ Mici tregon padrejtësinë: Arbitri ishte kundër nesh, ndodh në 90% të ndeshjeve

Gledi Mici është një nga prodhimet më të mira të futbollit shqiptar, ndërsa aktualisht është pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Këta të fundit po vazhdojnë me rezultatet pozitive që kur kreun e përkohshëm të ekipit e ka marrë Selimi.

Por në derbin e fundit për Kupë ndaj Vardarit, e mbyllur 2-2, Mici do të ndëshkohej me të kuq. “Sport Ekspres” ka marrë një intervistë me mbrojtsin shqiptar, i cili shprehet se ka një padrejtësi të madhe me Shkëndijën e Tetovës në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, por sërish lojtarët besojnë se do të jenë ata kampionët.

Kartoni i kuq dhe disi i panevojshëm, ndikoi edhe në fatin e derbit. Çfarë ndodhi në atë moment?

Së pari dua të falenderoj shokët e ekipit që luajtën për 60 minuta me një lojtar më pak dhe sakrifikuan. Mendoj se arbitri u nxitua në ato momente dhe dukej qartë që ishte kundër nesh. Në ato momente unë kam hequr topin me sparaktë dhe këmba instiktivisht ka ngelur në ajër, por kurrsesi nuk ishte e qëllimshme dhe për karton të kuq.

Arbitri e kishte të ndarë mendjen për kartonin e kuq. Ke pasur shumë kontestime…

Shpresoj se disiplina do ta shoh edhe njëherë këtë rast dhe të tregohet e drejtë. Kjo pasi në 90% të ndeshjeve, Shkëndija e ka arbitrimin kundër.

Shkëndija duket se po rikthehet atje ku ishte më herët. Ky besim, ndihet edhe te lojtarët?

Po e vërtetë që besimi është kthyer pasi kemi punuar shumë mirë me profesor Erhanin. Të gjithë lojtarët janë të bindur se në fund ne do të jemi përsëri kampionët.

Çfarë nuk shkoi në kohët e fundit me trajnerin Osmani?

Është diçka normale që ndodh në të gjitha ekipet kur rezultatet nuk shkojnë ashtu siç duhet. Trajner Osmanit i uroj humbje këtë javë sepse përballemi me Shkupin. Pastaj shumë suksese.

Superioren vazhdon ta ndjekësh? Cila skuadêr të pëlqen më tepër me mënyrën e lojës?

Po po, e kam ndjekur pothuajse çdo javë. Tirana është për t’u ndjekur këtë vit, por edhe Kukësi po luan në nivel të mirë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online