Ekskluzive/ Mësohet e vërteta e Çekiçit për Arsenalin, koha e kthimit me këmbë në tokë

Nga Klaudio Ndreca

Përpara disa ditësh është publikuar në mediat sllovene një lajm që ka habitur jo pak, sa i përket një transferimi të Endri Çekiçit. Ky i fundit u përfol se do të kalonte te skuadra e Arsenalit, pasi këta të fundit kishin shfaqur interesim për të.

“Sport Ekspres” ka siguruar disa burime nga brenda Ljubjanës, për të zbardhur të vërtetën. Ajo që në thuhet është se flitet për një sajim të mirfilltë nga ana e medias “24.ur” që ka publikuar lajmin, madje duke theksuar: “Nga një burim i besueshëm, Arsenali po kërkon Çekiçin”.

Ajo që “Sport Ekspres” konfirmon nga Sllovenia është se bëhet fjalë vetëm për një imagjinatë të krijuar, ndërsa për Çekiçin ka shumë interesime në këto kohë, por gjigandët e “Premier League” nuk figurojnë mes tyre. Tashmë mbetet të presim për lëvizjen e radhës të sulmuesit shqiptar, që me siguri do të jetë një tjetër skuadër nga kjo e shumëpërfolura. /Sport Ekspres/